Real Madridi e ka fituar 2-0 derbin lokal ndaj Atletico Madridit në kuadër të javës së 17-të në La Liga.
Pas vetëm 16 minutash lojë, Los Blancos kaluan në epërsi me anë të Karim Benzemas që u asistua prej Vinicius Junior.
Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë, derisa në të dytën vendasit shënuan edhe një herë.
⚽ 16' | 1-0 | ¡¡¡GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL de @Benzema!!!#RealMadridAtleti | #FIFA22 pic.twitter.com/RB4FQUaQSr
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 12, 2021
Ishte minuta e 57-të e takimit kur Marco Asensio shënoi për 2-0, me Vinicius që ishte sërish në rolin e asistuesit.
Atletico më nuk kishte shpresa për të marrë një pikë nga ky takim, derisa mbretërit ishin tejet të organizuar në të gjitha fazat e fushës.
⚽ 57' | 2-0 | ¡¡¡GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL de @marcoasensio10!!!#RealMadridAtleti | #FIFA22 pic.twitter.com/8LPjDyt5HH
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 12, 2021
Pas javës së 17-të Real Madridi vazhdon të jetë lider me 42 pikë, ndërsa Atletico është në të katërtin me 29 sosh.
Në xhiron e 18-të, Reali do të përballet me Cadizin, ndërsa Atletico do të ketë punë me Sevillën. /Telegrafi/