Telegrafi

Real Madridi pa Ronaldon, ndryshon formacionin për Superkupë

Mungesa e Cristiano Ronaldos ka bërë që trajneri Zinedine Zidane të mendoj për një formacion ndryshe nga i zakonshmi, 4-3-3.

Rreshtimi për ndeshjen e Superkupës së Evropës pritet të jetë 4-4-2. Real Madridi do të luajë me Sevillën me 9 gusht.

Karim Benzeman do të luajë në sulm, i përkrahur nga i kthyeri Alvaro Morata, shkruan Marca.

Në këtë ndeshje mund të mungojë edhe Gareth Bale, ndërsa mesfusha pritet të përbehet nga Modric, Casemiro, Isco e Kross.

Kovacic mund të zëvendësoj njërin nga Kross- Modric nëse nuk janë gati. /Telegrafi/