Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale mund të mungojë në ndeshjen e së dielës kundër Espanyol.
Uellsiani ka munguar në stërvitjen e së premtes pas lëndimit që e kishte pësuar në ndeshjen kundër Sporting Lisbon në Ligën e Kampionëve.
Ronaldo po ashtu mund të pushohet pasi që dy ndeshje në javë janë shumë për portugezin që vetëm tani është rehabilituar nga lëndimi në gju.
Los Blancos kanë lojtarë që po presin rastin dhe James Rodriguez e Lucas Vazquez, mund të jenë ata që mund të luajnë.
Fabio Coentrao është kthyer nga lëndimi që për shkak të tij mungoi edhe në Euro 2016. /Telegrafi/