Site icon Telegrafi

Real Madridi nuk i “toleron” legjendat e tij: Ardhja e Mbappes nënkupton largimin e futbollistit të famshëm

Sipas informacioneve nga të gjitha burimet e sigurta, Kylian Mbappe është një lojtar i ri i Real Madridit dhe francezi do të marrë një bonus nënshkrimi më të vogël se sa duhej të merrte dy sezone më parë kur luante me Florentino Perez.

Mirëpo, një nga dëshirat e Mbappes do të realizohet dhe sipas mediave spanjolle, ai do të veshë fanellën me numrin 10 në radhët e Los Blancos.

Të njëjtat burime shtojnë se Mpabbe nuk do të mbajë numrin 7 në Real Madrid, të cilin e mbante idhulli i tij Cristiano Ronaldo në klubin mbretëror dhe që aktualisht është në pronësi të Vinicius Junior, por numri i mbajtur nga Luka Modric për shtatë sezonet e fundit në klubi nga Santiago Bernabeu.

Lexo po ashtu Mbappe ka nënshkruar me Real Madridin deri në vitin 2029 - zbulohen të gjitha detajet

Kjo është një shenjë se historisë së kroatit në Madrid dalëngadalë po i vjen fundi, sepse Modric nuk do t’i dorëzojë 10-shin Mbappes, por më 30 qershor nuk do t’i kërkohet më asgjë sepse më pas do të bëhet lojtar i lirë në ‘merkato’.

Kujtojmë se, Real Madridi asnjëherë në histori nuk i ka “duruar” legjendat e tij, ndaj i tillë duket edhe mesfushori legjendar kroat i ardhur në Santiago Bernabeu nga Tottenhami në vitin 2012.

Modric, më parë ka luajtur edhe për Dinamon e Zagrebit dhe Inter Zapresic e Zrinjski, ku ishte i huazuar. /Telegrafi/

Exit mobile version