Site icon Telegrafi

Real Madridi nuk do të luajë në asnjë ndeshje derisa të kalojë coronavirusi tërësisht

Shumë klube nga Spanja po mendojnë që t’u rikthehen stërvitjeve, pasi paralajmërohet se sezoni do të rifillojë në fund të muajit maj.

Real Sociedadi njoftoi në fundjavën e kaluar se ata t’i rifillojnë stërvitjet të martën e kësaj jave, duke punuar në grupet e vogla me nga dy ose tre lojtarë.

Por, Los Blancos nuk duan të rrezikojnë dhe jo vetëm që nuk do të kthehen në stërvitje, ata nuk do të luajnë në asnjë ndeshje derisa të kalojë tërësisht coronavirusi.

Lexo po ashtu Propozohet formati i Ligës së Kampionëve për muajin gusht

Një burim i afërt me klubin bën të ditur se lojtarët nuk dëshirojnë të rrezikojnë familjet e tyre dhe refuzojnë që të rikthehen në stërvitje pa kaluar gjendja me pandeminë botërore.

Lexo po ashtu Coronavirusi: "Është e pamundur të mbyllet ky sezon i Ligës së Kampionëve" - kështu mendon Lucas Hernandez

Real Madridi thuhet se do të vëzhgojë situatë nga afër dhe kur lojtarët të jenë të bindur se janë të sigurt të rikthehen në fushë, atëherë do të ndodhë një gjë e tillë.

UEFA ka kërkuar nga klubet që të fillojnë sa më shpejtë për t’u rikthyer ligave, në mënyrë që të mbyllin këtë sezon para muajit shtator. /Telegrafi/

 

Exit mobile version