Real Madrid do të takohet me Wolfsburgun në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe drejtori sportiv i mbretërve ka thënë se nuk janë favorit.
Ndeshja e parë zhvillohet në Gjermani dhe e kthimit në Santiago Bernabeu.
Pavarësisht se në letër duket short i lehtë, drejtori sportiv i Real Madridit, Emilio Butragueno, ka thënë se në çerekfinale nuk ka favoritë dhe se ata duhet të përgatiten mirë për këtë takim.
“Ne kemi lojtarë kualitativ dhe shpresoj që do të marrim rezultat pozitiv para ndeshjes në Bernabeu. Në çerekfinale nuk ka favorit dhe ne duhet të përgatitemi mirë për këtë takim”, tha Butragueno pas shortit për faqen e UEFA’s
Sipas ekspertëve Mbretërve u ka rënë shorti më i lehtë në këtë fazë. /Telegrafi/