Site icon Telegrafi

Real Madridi nuk e merr Pogban këtë verë për një arsye të madhe

Paul Pogba

Paul Pogba po cilësohet si synimi kryesor i verës për Real Madridin, duke pranaur se ai do të luante një ditë për Zinedine Zidanen. Këtë dëshirë francezi e zbuloi pas triumfit në Kampionatin Botëror të vitit të kaluar.

Por, sipas të përditshmes spanjolle, El Confidencial, Perez beson se Pogba do të kushtonte larg më shumë se sa që është vlera e vërtetë e tij.

Pogba do të ishte lojtari më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, por Perez është i brengosur për shumën potencial të transferimit.

Po ashtu, Florentinos nuk i pëlqen karakteri i 26 vjeçarit si dhe fakti që do të duhet të paguhet një shumë e konsiderueshme si përqindje për Mino Raiolan.

Një tjetër lojtar që po monitorohet është ylli i Tottenhamit, Christian Eriksen, i cili po ashtu do të ketë një vit të mbetur në kontratën e tij në Londrën e Veriut. /Telegrafi/

Exit mobile version