Telegrafi

Real Madridi, një gol për tri pikë

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Getafes me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 34-të të La Ligas.

Pjesa e parë mes këtyre dy skuadrave nuk solli pothuajse asgjë, duke mos pasur raste për gol.

Edhe pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë, pasi rastet ishin të pakët.

Goli erdhi në minutën e 70-të, kur Marcos Asensio shënoi për 1-0 pas asistimit të Lucas Vazquez.

Pas golit u hap pak ndeshje dhe kishte edhe raste, ndërsa u anulua edhe goli i Vinicius Junior për pozitë jashtë loje.

Me këtë fitore Real Madridi mbetet në pozitën e dytë me 71 pikë. /Telegrafi/