Real Madridi ka shënuar fitore 4-2 ndaj Almerias në kuadër të javës së 32-të në La Liga.
Goli i parë për Los Blancos erdhi në minutën e pestë, kur Vinicius Junior asistoi te Karim Benzema për rezultatin 1-0.
Golin e dytë, francezi e shënoi në minutën e 17-të, tani me asistimin e Rodrygos.
🚀 ¡Un delantero de altos vuelos! 🚀@Benzema | #RealMadridAlmería pic.twitter.com/xayuoVlWIX
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 29, 2023
Për ta realizuar het-trikun e tij, fituesi i Topit të Artë u ndihmua nga penalltia, për të shënuar për 3-0 në minutën e 42-të.
Por, derisa po përfundonte pjesa e parë, Almeria shënoi për 3-1 përmes Lazaros në minutën e 45+1-të, me asistimin e Largie Ramazanit.
Edhe pjesa e dytë u dominua nga Reali, që shënoi edhe dy gola të tjerë.
2️⃣ ¡Con todo a por la segunda parte!
▶️ @RealMadrid 3-1 @U_D_Almeria
🟣 𝙈𝙄𝙉𝙐𝙏𝙊 𝘼 𝙈𝙄𝙉𝙐𝙏𝙊 en @TwitchES: https://t.co/jf8ST3gscK
🖥️ https://t.co/J4fGGvMQ9c#RealMadridAlmería pic.twitter.com/De3R8qrjkx— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 29, 2023
Fillimisht, për 4-1 shënoi Rodrygo në minutën e 47-të me një asistim të Dani Ceballos.
Por, Almeria ia doli të shënontë edhe të dytin, tani nëpërmjet Robertones (61’), që u asistua prej Portillos.
⏱ 60' | GOOOOOOOOOOOOOOOOOL GOOOOOOOOOOOL GOOOOOL DE ROBERTONE PARA EL ALMERÍA
➡️ 4-2#VamosAlmería 🔴⚪️ | #RealMadridAlmería ⚔️ #UDARadio 📻 pic.twitter.com/8AvcDRkLvA
— UD Almería (@U_D_Almeria) April 29, 2023
Ishte minuta e 80-të e takimit kur Karim Benzema kërkoi penallti për rrëzim nga portieri i mysafirëve, mirëpo francezi kishte shkaktuar faul në ndërtimin e aksionit dhe VAR-i ia mohoi atë dëshirë.
Pas javës së 32-të, Real Madridi gjendet në vendin e dytë me 68 pikë, tetë më pak se Barcelona që pas pak takohet me Real Betisin. /Telegrafi/