Real Madridi ka ndryshuar qëndrim sa i përket të ardhmes së James Rodriguezit, pasi kolumbiani, i cili është përfolur gjatë verës për largim, do të qëndrojë te “Los Blancos”.
Gjigantët spanjollë shfaqën një formë të dobët gjatë miqësoreve parasezonale, duke fituar vetëm dy nga shtatë ndeshjet miqësore të zhvilluara.
Mendohej që Zindine Zidane dëshironte që Rodriguez të largohej sa më shpejt nga “Santiago Bernabeu” në mënyrë që ta financonte blerjen e Paul Pogbas nga Manchester United.
💥 Noticia @deportescope
⚪️ La situación de James Rodríguez en el Real Madrid ha cambiado
☝🏻 Zidane cuenta con él y ahora mismo no está en el mercado pic.twitter.com/JTbFw0TonJ
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) August 15, 2019
Sidoqoftë, mediet spanjolle shkruajnë se “Zidane e ka mesfushorin (Rodriguez) dhe tani ai nuk është në shitje”.
28-vjeçari shënoi shtatë gola dhe dha gjashtë asistime te Bayerni sezonin e kaluar, ku ishte huazuar.
Zidane nuk ka qenë në gjendje të formojë një formacion të sigurt dhe do të kërkojë të ndryshojë gjatë kampionatit.
Real që do të përballet të shtunën me Celta Vigon si mysafirë. /Telegrafi/