Site icon Telegrafi

Real Madridi ndërpren bisedimet për kontratën me yllin e skuadrës – shkak problemet e tij ligjore

Dalja në skenë e Raul Asencios ka qenë një lehtësim për Real Madridin këtë sezon dhe ata tashmë janë përgatitur për ta zgjatur qëndrimin e tij në ekipin e parë, ani pse këto plane janë pezulluar për një afat të pacaktuar. 

Asencio la shenja në ekipin e Carlo Ancelotitt në nëntor të vitit të kaluar, duke zëvendësuar Eder Militaon pasi ky i fundit këputi ligamentin e gjurit për herë të dytë brenda 15 muajsh. 

Ancelotti ka besim tek Asencio për ndeshjet e mëdha, që është një testament i nivelit në të cilin po paraqitet 21-vjeçari këtë sezon. 

Së fundmi, ai u shpërblye për formën e tij duke marrë ftesën nga ekipi A i Spanjës duke tejkaluar plotësisht grupmoshat U21 gjatë këtij procesi. 

Ylli i Real Madridit i shmanget ndjekjes penale në rastin e skandalit seksual
Lexo po ashtu Ylli i Real Madridit i shmanget ndjekjes penale në rastin e skandalit seksual

Qëllimi i tij i radhës pas debutimit të mundshëm me Spanjën do të ishte rinovimi i kontratës me Real Madridin. 

Dy palët thuhet që janë në negociata të avancuara në këtë drejtim, por Onda Cero ka raportuar se këto bisedime janë pezulluar tash e sa kohë. 

Sipas raportit, aryseja pse këto bisedime janë ndërprerë është sepse Real Madridi po pret rezultatin e një problemi ligjor në të cilin Asencio është i përfshirë. 

Ylli madrilen po akuzohet për shpërndarjen e disa pamjeve pornografike ku ishin të përfshirë fëmijë. 

Real Madridi ka besim se Asencio do të dalë i pastër nga ky rast dhe nëse kjo dëshmohet, ata tashmë kanë gati për të një kontratë të re pesë vjeçare./Telegrafi/

Exit mobile version