Telegrafi

Real Madridi ndalet nga Real Betis, hap fals në luftë për titull

Real Madridi ka barazuar në shtëpi me Real Betisin (0-0), në kuadër të javës së 33-të në La Liga.

Ndeshja ishte e dobët më pak raste shënimi nga të dy skuadrat.

Rasti më i mirë në pjesën e parë i takoi Real Madridit me Rodrygon, por Claudio Bravo bëri pritje të madhe.

Në pjesën e dytë sërish i njëjti lojtar kishte rast të mirë, por goditja e tij u ndal në transversale.

Rastin e fundit të mirë e kishte Luka Modric, por goditja e tij nga jashtë zonës u prit nga Bravo.

Me këtë barazim Real Madridi mbetet në vendin e dytë  me 71 pikë, dy më pak se lideri Atletico Madrid. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore