Real Madridi nuk ka munduar të shkojë më shumë se një barazim 0-0 në shtëpi ndaj Villarrealit në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në La Liga.
Mbretërit nuk kanë arritur të qojnë serinë e fitoreve në pesë ndeshje radhazi, pasi pas katër fitoreve janë ndalur me barazim nga Villarrealit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por me Villarrealit që pati diçka më shumë nga loja dhe Reali u shpëtua nga portieri Thibaut Courtois.
Megjithatë, rastet ishin të pakta, jo ideale dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat të bardhë 0-0.
⏸️ HT: @realmadriden 0-0 @VillarrealCFen #RealMadridVillarreal pic.twitter.com/37AMgSmmNp
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) September 25, 2021
Edhe pjesa e dytë ishte thuajse e njëjtë sikurse e para, me të dyja skuadrat që ishin të barabarta në kërkim të golit.
Reali rrezikoi me Eder Militao (51’) dhe Villarreali me anë të Paco Alcacer (57’), por pa pasur sukses t’i ndryshojnë shifrat dhe ndeshja u mbyll pa gola (0-0).
🏁 FT: @realmadriden 0-0 @VillarrealCFen #Emirates | #RealMadridVillarreal pic.twitter.com/7wf57zwjb2
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) September 25, 2021
Pas këtij barazimi, Reali e sheh përsëri veten në pozitën e parë me 17 pikë, ndërsa ‘Nëndetësja e Verdhë’ zë vendin e 10-të me tetë pikë.
Në ndeshjen e radhës, Los Blancos udhëtojnë të Espanyoli, ndërsa Villarreali e pret Real Betisin. /Telegrafi/
Stunning save from @thibautcourtois to deny @Danjuma! 🧤
Who'll make the breakthrough in #RealMadridVillarreal?
📺 #LaLigaTV pic.twitter.com/q9RvvInWCO
— LALIGA TV (@LaLigaTV) September 25, 2021
https://twitter.com/LaLigaEN/status/1441855383920799744