Telegrafi

Real Madridi ndalet në shtëpi nga Cadizi

Real Madridi i ka ndarë pikët me Cadizin në kuadër të javës së 18-të në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 0-0.

Los Blancos në pjesën e parë dukeshin disi të përgjumur dhe nuk arritën të krijonin ndonjë kërcënim serioz për portën kundërshtare.

Cadizi ishte tejet solid në të gjitha repartet, duke bllokuar të gjitha repartet dhe mos lënë mbretërit të bënin lojën e tyre.

Në 45 minutat e dytë, kërcënimi i parë serioz nga Real Madridi erdhi në minutën e 56-të, kur Eden Hazard tentoi të gjuante me kokë, por që topi përfundoi jashtë porte.

Cadizi e pati po ashtu një rast të mirë me anë të Alvaro Negerdos (74’), mirëpo goditja e tij ishte e pasaktë.

Real Madridi më pas kërkoi një penallti pas vetëm dy minutash, por gjyqtari nuk mendoi kështu dhe ndërhyrja një Luka Jovic nuk ishte e ashpër.

Pas javës së 18-të, Real Madridi vazhdon të jetë lider me 43 pikë, derisa në xhiron e 19-të do të kenë punë me Athletic Bilbaon. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore