Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Real Valladolidit në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në La Liga.
Skuadra e Zinedine Zidane nuk ka arritur të marr edhe fitoren e dytë në këtë fillim të kampionatit pasi ka barazuar me Valladolidin në Santiago Bernabeu.
Pjesa e parë e ndeshjes u dominua e gjitha nga Mbretërit, por edhe përkundër rasteve të shumta nuk arritën ta tundin rrjetën.
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë dhe përveç rasteve të krijuara, të dyja skuadrat arritën të shënojnë nga një gol.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Karim Benzemas, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 82-të për 1-0 pas asistimit të Raphael Varanes.
Mysafirët arritën të gjejnë shpejt golin e barazimit me anë të Sergio Guardiola, i cili shënoi në minutën e 88-të për 1-1 dhe vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
➕1⃣ ¡Final! El Real Valladolid suma un punto en el Bernabéu y acumula cuatro en las dos primeras jornadas. El próximo sábado, ante el Levante en Valencia. pic.twitter.com/o25HhdI4eX
— Real Valladolid C.F. (@realvalladolid) August 24, 2019
Pas këtij barazimi, Reali e sheh veten në pozitën e parë me katër pikë, ndërsa Valladolidi një pozitë më poshtë me po aq pikë.
Në ndeshjen e radhës, Los Blancos luajnë në udhëtim te Villarreali, ndërsa Valldolidi udhëton te Levante. /Telegrafi/
https://twitter.com/MiIitao/status/1165333414578282497
89 ' GOL
Guardiola
Real Madrid 1 – 1 GOAL Valladolid https://t.co/bVZZOPGRTp— VIP Sports TV (@VipSportsTV) August 24, 2019