Telegrafi

Real Madridi ndalet me barazim nga Osasuna

Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim 0-0 në udhëtim te Osasuna në takimin e vlefshëm për javën e 18-të në La Liga.

Mbretërit janë ndalur me barazim nga Osasuna dhe kanë humbur mundësinë të rrëmbejnë pozitën e parë në tabelë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat ruheshin nga njëra-tjetra.

Megjithatë, rastet ishin të vakëta dhe skuadrat nuk arritën të ndryshojnë shifrat gjatë kësaj pjesë-loje.

Në pjesën e dytë, Reali luajti më mirë dhe ishte më kërkues në kërkim të golit të fitores.

Mbretërit arritën të gjejnë golin në minutën e 61-të me anë të Karim Benzema, por ky gol u anulua për pozitë jashtë loje.

Deri në fund, të dy skuadrat tentuan të shënojnë golin e fitores, me Realin që gjeti përsëri golin me Marianon (’89’), por edhe kësaj radhe nga pozita jashtë loje dhe takimi u mbyll me rezultat të bardhë 0-0.

Pas këtij barazimi, Reali e sheh veten në pozitën e dytë me 37 pikë apo një më pak se lideri Atletico Madridi, ndërsa Osasuna zë vendin e 19-të me 15 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Los Blancos udhëtojnë te Deportivo Alavesi, ndërsa Osasuna udhëton te Granada. /Telegrafi/