Real Madridi ka pësuar humbje 2-0 nga Real Sociedai në kuadër të javë së 33-të në La Liga.
Vendasit rrezikuar qysh në minutën e 12-të nëpërmjet Alexander Sorloth, por gjuajtja e tij u blokua nga mbrojta e Los Blancos.
Martin Zubimendi dhe David Silva testuan Thibaut Courtoisin, por portieri bleg ishte i vëmendshëm ndaj goditjeve të tyre.
⚽ 46’ | 1-0 | 𝗚𝗢𝗢𝗢𝗢𝗢𝗟𝗟𝗟𝗟𝗟 DE LA REEEAAALLL!!!
⚽ 𝗚𝗢𝗢𝗢𝗢𝗢𝗟𝗟𝗟𝗟𝗟 DE TAKE!!! El primero de la noche! GOAZEEEEEEEENNNNNNNNN!!!!!!#RealSociedadRealMadrid | #AurreraReala pic.twitter.com/s3apMRVkud
— Real Sociedad Fútbol (@RealSociedad) May 2, 2023
Por, në minutën e 47-të, Courtois nuk ia doli të ndalonte goditjen e ish-lojtarit të Real Madridit, Takefusa Kubo, që realizoi për 1-0.
Në minutën e 61-të, Real Madridi kaloi në një situatë edhe më të vështirë, kur Dani Carvajal pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin e tij me dhjetë lojtarë në fushë.
⏱️ 61' | 1-0 | Doble amarilla para Carvajal.#RealSociedadRealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 2, 2023
Sociedadi nuk u dorëzua deri në fund dhe shënoi edhe golin e dytë, tani përmes Ander Barrenetxea (86′) për t’i siguruar ekipit të tij pikët e plota.
Pas javës së 33-të, Real Madridi vazhdon të jetë në vendin e dytë me 68 pikë, 14 më pak se lideri Barcelona, ndërsa në xhiron e 34-të takohen me Getafen. /Telegrafi/