Real Madridi ka marrë një fitore komode 3-0 ndaj Getafes në kuadër të javës së 19-të në La Liga.
Los Blancos kaluan në epërsi në minutën e 34-të, fal auto-golit të shënuar nga anëtari i vendasve, David Soria.
Pjesa e parë përfundoi me këtë gol edhe pse madrilenët kishin disa shanse të mira me anë të Gareth Bale dhe Karim Benzemas.
45 minutëshi i dytë filloi edhe më mirë për skuadrën e Zinedine Zidanes, pasi Raphael Varane e dyfishoi epërsinë në minutën e 53-të.
Kur u mendua se ndeshja po përfundonte me këtë rezultat, Luka Modric (90+6) shënoi për 3-0 nga një asistim i Federico Valverdes.
Real Madridi tani është lider i La Liga-s me 40 pikë, një më shumë se Barcelona që ka një ndeshje më pak.
Në xhiron e 20-të, mbretërit do të takohen Sevillën, por fillimisht do të kenë përballjen me Valencian në Superkupën e Spanjës. /Telegrafi/
https://streamable.com/7uoco