Real Madridi ka fituar me rezultat të pastër 2-0 ndaj Borussia Dortmundit në ‘Wembley’ të Londrës për të marrë trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve në histori të klubit.
Pas 45 minutave ekipi me rastet më të mira në fushë ishte Dortmundi që rrezikoi seriozisht portën e Real Madridit në disa raste.
Fillimisht ishte Karim Adeyemi i cili në minutën e 23-të dështoi që të shënojë në një situatë 1 me 1 me portierin Thibaut Courtois.
Vetëm dy minuta më vonë, më saktësisht në minutën e 25-të, Dortmundi rrezikoi sërish, këtë herë me Niclas Fullkrug të cilit shtylla ia mohoi golin.
Adeyemi ishte sërish pranë golit në minutën e 27-të por Courtois bëri një super pritje për t’ia mohuar golin.
⏸️ @BVB 0-0 @RealMadrid
📱 https://t.co/PLJNIQqS3h#UCLfinal | #APorLa15 pic.twitter.com/7XwutFb1rg— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 1, 2024
Në pjesën e dytë, Real Madridi u paraqit me një fytyrë krejtësisht tjetër duke dominuar me raste për gol.
Borussia Dortmundi rrezikon e para me Adeyemin që harkon në zonë, por gjuajtja me kokë e Fullkrug përfundon në duart e Courtois.
Disa minutë më vonë (68’) Bellingham pati një mundësi të mirë por nuk arriti të gjuajë me kokë pas krosimit të Vinicius.
Për epërsinë e Real Madridit u përkujdes Dani Carvajal i cili në minutën e 73-të realizoi për 1-0 pas krosimit të Toni Kroos.
GOOOOOOOOL DE DANI CARVAJAL, TE QUIERO DANIIIIII 🤍🤍🤍pic.twitter.com/wfxPpVsswS
— REAL MADRID FANS 🤍 (@AdriRM33) June 1, 2024
Los Blancos nuk u ndalën më kaq dhe vazhduan me raste të njëpasnjëshme, fillimisht me Jude Bellingham pastaj edhe me Eduardo Camavingan.
Goli i cili vulosi përfundimisht fitoren e Real Madridit u shënua në minutën e 83-të ku autor i saj ishte Vinicus Junior i cili shënoi për 2-0 pas asistimit të Jude Bellingham.
VINICIUS JUNIOR
2 BUTS EN 2 FINALES DE LIGUE DES CHAMPIONS pic.twitter.com/nhgjzJOqtX
— Gio CR7 (@ArobaseGiovanny) June 1, 2024
Kjo fitore ishte qershia mbi tortë për ekipin e Carlo Ancelottit që e përfundojnë sezonin 2023/2024 me tre trofe të fituar./Telegrafi/