James Rodriguez e ka vazhduar karrierën te Bayern Munich ku është huazuar për dy vite, ndërsa fanella e famshme me numrin 10 ka mbetur pa pronar.
Në të kaluarën këtë fanellë e kanë mbajtur emra të mëdhenj si Luis Figo, Mesut Ozil e Clarence Seedorf.
Kandidat për këtë fanellë janë Modric, Isco dhe Asensio, që e veshin në kombëtaret e tyre ose në të kaluarën.
Luka Modric e mban te Kroacia numrin 10, ndërsa Asensio e kishte në kampionatin e fundit Evropian për 21 vjeç.
Transferimi i fundi, Dani Ceballos, po ashtu mund të jetë një alternativë.
Tjetër emër që flitet shumë është ai i Kylian Mbappés, që mund të zbarkojë te Madridi. /Telegrafi/