Club Brugge dhe Real Madridi i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 21:00 do të zhvillohet në stadiumin “Jan Breydel Stadion’, me Los Blancos që shihen si favorit.
Skuadra belge për këtë takim nuk mund të llogaris në Diagnen, Diattan, Matan dhe Mitrovicin.
🚍 ¡El equipo ya está saliendo del hotel de concentración! #RMUCL pic.twitter.com/csdGu2NEW4
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 11, 2019
Në anën tjetër, madrilenët janë pa Marco Asension, Eden Hazardin, Lucas Vazquezin, dhe James Rodriguezin që janë të lënduar, ndërsa Toni Kroos e Sergio Ramos nuk janë ftuar për këtë takim.
Formacioni startues i Club Brugges: Mignolet; Kossounou, Mechele, Deli, Sobol; Vormer, Balanta, Vanaken, Vlietinck; Tau, Bonaventure
Formacioni startues i Real Madridit: Areola; Odriozola, Militao, Varane, Mendy; Modric, Casemiro, Isco; Rodrygo, Jovic, Vinicius.
📋 ¡Nuestro XI inicial 🆚 @ClubBrugge!#RMUCL | #HalaMadrid pic.twitter.com/GbFHmeryne
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 11, 2019
Në kuadër të Grupit A, Paris Sain-Germiani do të përballet me Galatasarayn, por që parisienët e spanjollët e kanë siguruar tashmë kualifikimin në 1/16 e finales së garës më të madhe për klube në Evropë. /Telegrafi/