Telegrafi

Real Madridi luan ndaj Fuenlabradas në stadiumin e quajtur ‘Fernando Torres’, pamje nga dhomat e zhveshjes (Foto/Video)

Stadiumi ‘Fernando Torres’ do të jetë mikpritës i klubit më të mëdha në botë, Real Madridit.

Të enjten në mbrëmje Fuenlabradas do të jetë kundërshtar i yjve të Real Madridit.

Lojtarët e Zinedine Zidane nuk do t’i gjejnë pajisjet luksoze të Santiago Bernabeus për këtë ndeshje.

Por as stadiumi ‘Fernando Torres’ nuk është aq keq, pasi ka një ambient familjar dhe modest për nivelin e garave që bën.

Stadiumi ku zhvillohet sot ndeshja

Në video shihen ambientet dhe dhoma e vizitorëve ku do të jenë lojtarët e Real Madridit.

Ndeshja mes Fuenlabradas dhe Real Madridit fillon sonte (e enjte) nga ora 21:30.

Pas një muaji zhvillohet ndeshja kthyese në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’./Telegrafi/