Telegrafi

Real Madridi largon nga fanellat Fly Emirates, nënshkruan me sponsorin e ri për shifër rekord

MADRID, SPAIN - JANUARY 04: Real Madrid CF president Florentino Perez gives a speech as he comunicates the dismissal of Rafael benitez and announces Zinedine Zidane as new Real Madrid head coach at Santiago Bernabeu Stadium on January 4, 2016 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Real Madridit me sponsor të ri për fanellat, duke larguar reklamimin e Fly Emirates porta zëvendësuar me një kompani spanjolle për telefona.

Siç bëjnë të ditur mediat spanjolle, klubi merenges po përgatitet t’i japë lamtumirën sponsorit të saj aktual, kompanisë ajrore të fluturimit Fly Emirates dhe pritet të lidhë një marrëveshje te re me kompaninë spanjolle telefonike, Telefonica.

Drejtuesit e Telefonica do të derdhin në arkat e klubit Los Blancos plot 80 milionë euro për dy vite.

Shifër rekord kjo nga ana një sponsori në kampionatin spanjoll La Liga.

Ky operator telefonik është gjithashtu dhe sponsor i motorit  Yamaha që pilotohet nga italiani, Valentino Rossi.

Mbështetje financiare do të ketë edhe për klubin e basketbollit të Real Madrid.

Marrëveshja do të zyrtarizohet në ditët në vazhdim, në ambientet e stadiumit Santiago Bernabeu, ku të pranishëm do të jenë, presidenti i Los Blancos Florentino Perez dhe ai i Telefonica, Jose Maria Alvarez-Pallete.