Telegrafi

Real Madridi largon fokusin nga La Liga pas humbjes zhgënjyese ndaj Villarrealit

Nëse Real Madridi kishte ndonjë shpresë për të ruajtur kurorën e trofeut të tyre në La Liga më parë, por ato shprese me siguri janë zhdukur pas humbjes zhgënjyese të së shtunës 3-2 ndaj Villarrealit në Santiago Bernabeu.

Rezultati do të thotë që skuadra e Carlo Ancelottit qëndron 12 pikë pas Barcelonës dhe diferenca mund të jetë 15 të hënën nëse ekipi i Xavi Hernandez mposhtin Gironan në Spotify Camp Nou.

Sipas gazetës Marca, me vetëm 10 ndeshje përpara, shanset e Real Madridit për të fituar La Liga tani janë të pakta dhe si të tilla, ata e kanë larguar fokusin e tyre nga liga.

Në vend të kësaj, të gjitha mendimet e tyre do të jenë te Liga e Kampionëve dhe Copa del Rey.

Real Madridi pret Chelsean të mërkurën në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve dhe ata do të luajnë ose ndaj Bayern Munich ose Manchester Cityt nëse kalojnë gjigantët e Ligës Premier.

Real Madridi do të përballet me Osasunën në finalen e Kupës së Mbretit muajin e ardhshëm dhe mund ta mbyllë sezonin me katër trofe, që do të ishte një arritje e shkëlqyer, duke marrë parasysh vështirësitë që ata kanë pasur gjatë gjithë sezonit. /Telegrafi/