Real Madridit do t’i lejohej të luajë pjesën e mbetur të sezonit 2019/20 në La Liga në stadiumin Alfredo Di Stefano, stadiumi më i madh që është pjesë e kompleksit në qendrën stërvitore Valdebebas.
Plani fillimisht ka qenë që ndeshjet nëse kthehen gjatë verës të zhvillohen në Santiago Bernabeu, por duke e parë që tifozët nuk do të jenë të pranishëm, atëherë mund të përdoret stadiumi që zakonisht përdoret për ndeshjet e ekipit B.
Kjo do të lejonte që puna e nisur në Bernabeu për rinovim të vazhdonte dhe madje mund të kryhej me një shpejtësi të përshpejtuar.
Real Madrid tashmë ka folur me La Ligën për këtë dhe i është komunikuar klubit se nuk do të kishte asnjë problem.
Mbetet për tu parë nëse UEFA do të lejonte Real Madridin të transferohet në stadiumin më të vogël për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, nëse e kalojnë Manchester Cityn.
Megjithëse ekziston besimi se edhe organi drejtues i futbollit do ta pranonte kërkesën. /Telegrafi/