Site icon Telegrafi

Real Madridi kthehet tek fitoret dhe mposht me rezultat komod Villarrrealin

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Villarrealit në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit spanjoll.

Madrilenët golin e avantazhit e gjetën në minutën e 14-të kur Federico Valverde me një gjuajtje e cila u ndihmua nga një devijim i lojtarit kundërshtar gjeti rrjetën për rezultatin 1-0.

Vetëm dy minuta më vonë mysafirët patën rastin e parë serioz në këtë takim duke goditur traversën me anë të Nicolas Pepes.

Jude Bellingham në minutën e 37-të bëri një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës por topi shkoi jashtë portës.

Në pjesën e dytë Real Madridi arriti që të ketë kontroll total të ndeshjes duke arritur që të gjejë edhe golin e dytë.

Për rezultatin përfundimtar të takimit u përkujdes braziliani Vinicius Junior që realizoi një gol spektakolar në minutën e 73-të nga distanca për 2-0.

Deri në fund nuk pati ndonjë rast për t’u veçuar dhe kështu takimi u mbyll me fitoren e Realit që u rikthyen tek fitoret pas humbjes në mesjave ndaj Lille në Ligën e Kampionëve.

Pas javës së nëntë ‘Los Blancos’ kanë 21 pikë dhe gjenden në pozitën e dytë me pikë të barabarta me Barcelonën që nesër (e diel) do të luajë ndaj Alavesit në udhëtim./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version