Site icon Telegrafi

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve 

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Gironas me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 25-të të La Ligas.  

Më mirë e nisën mysafirët që rrezikuan në minutën e 30-të me Donny van de Beek, por që Thibaut Courtois bëri pritje të madhe. 

Në minutën e 41-të,  ndeshja u zhbllokua me një goditje të bukur të Luka Modric për 1-0. 

Mbretrit kishin disa raste në pjesën e dytë, sidomos me Vinicius Junior që dështoi në minutat 58 dhe 75. 

Por braziliani ishte i saktë në minutën e 83-të, ku shënoi pas një asistimi të Kylian  Mbappe për 2-0. 

Real Madridi barazohet në krye me Barcelonën, të dyja me nga 54 pikë. /Telegrafi/  

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version