Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Alaves me rezultat 3–0 në kuadër të javës së 25-të në La Liga.
Pjesa e parë ishte shumë zhgënjyese, ku asnjëra nga skuadrat nuk arritën të krijonin asnjë rast të vetëm.
Në pjesën e dytë Real Madridi filloi të luajë më shumë, duke krijuar edhe raste, siç ishte ai i minutës së 55-të, kur Vinicius Junior gjuan, por portieri Fernando Pacheco ishte në vend.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 63-të, ku Marco Asensio shënoi për 1-0 me një goditje të fuqishme nga distanca.
https://twitter.com/FBFans9/status/1495147353275355137
Mbretërit kishin raste të mira edhe në minutat 76’ dhe 77’, por Dani Carvajal dhe Karim Benzema nuk arritën të shënonin.
Në minutën e 80-të erdhi goli i qetësisë për Realin, kur Benzema pasoi te Vinicius dhe ky i fundit shënoi për 2-0.
https://twitter.com/manclipss/status/1495151048918548488
Në kohën shtesë Real Madridi fitoi penallti dhe Benzema ishte i saktë për 3-0.
https://twitter.com/FootbaIlForYou/status/1495153911442903042
Reali u kthye te fitorja në kampionat, ku me 57 pikë është lider./Telegrafi/