Telegrafi

Real Madridi kthehet te fitorja – Benzema dhe Hazard këndellin ‘mbretërit’

Real Madridi ka fituar ndaj Deportivo Alavesit me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 19-të të La Liga.

Mbretërit vinin pas tri dështimeve të radhës, por më të mëdha ishin ato në Superkupë dhe Kupë nga ku u eliminuan.

Fitorja ishte detyrim, pasi edhe Zinedine Zidane nuk ishte me skuadrën pasi është në izolim shkaku i infektimit me COVID-19.

Ndeshjen e hapi Casemiro që shënoi e kokë pas një harkimi të Toni Kroos në minutën e 15-të.

Në minutën e 41-të, Karim Benzema e dërgoi topin në rrjetë për 2-0.

Fitorja u sigurua në fundin e pjesës së parë, kur Eden Hazard gjeti golin për 3-0.

Në pjesën e dytë Alaves u munduan të kthehen në lojë kur shënoi Joselu për 3-1, por vetëm kaq.

Kjo pasi Karim Benzema shënoi në minutën e 70-të për 4-1, rezultat me të cilin u mbyll takimi.

Real Madridi tani ka 40 pikë, katër më pak se Atletico që ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara /Telegrafi/