Telegrafi

Real Madridi kthehet në realitet, shënon pesë herë ndaj Viktoria Plzen

Real Madridi ka fituar si mysafirë i Vitoria Plzen duke shënuar pesë herë në portën e këtyre të fundit.

Mbretërit dhuruan spektakël edhe pse përballë kishin skuadrën modeste të Vitoria Plzenit.

Të besuarit e Santiago Solarit shënuan katër herë në pjesën e parë.

Karim Benzema shënoi në minutën e 21-të për ta hapur serinë e golave.

Pas dy minutash e gjeti golin edhe Casemiro për 2-0.

Formën e mirë sulmuesi francez Benzema e tregoi edhe në minutën e 37-të kur shënoi për 3-0.

Edhe Bale arriti të shënojë në fund të pjesës së parë për 4-0.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë mbretërit larguan këmbën nga gazi.

Goli i pestë erdhi në minutën e 67-të, kur shënoi Toni Kross.

Më gola nuk kishte dhe Real Madridi tani ka nëntë pikë, aq sa ka edhe Roma. /Telegrafi/