Telegrafi

Real Madridi i kthehet fitores në La Liga, mposht Valladolidin

Luka Modric duke festuar pokerin e Realit në stadiumin Jose Zorrilla (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Pas humbjes në El Clasico ndaj Barcelonës, Real Madridi arriti t’i rikthehet fitoreve në La Liga duke fituar ndaj Valladolidit me rezultat 1-4.

Ishte një ndeshje mjaft dramatike, por Los Blancos ishin më të mirë në fushë.

Në minutën e 12-të për vendasit dështoi të shënojë nga pika e bardhë Ruben Alcarez, në vazhdim shënoi Sergio Guardiola, por pas konsumimit me VAR0-in nuk kishte gol për vendasit.

Perez-Ronaldo, bisedë presidentësh (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 29-të shënoi Anuar Mohamed, ndërsa pas pesë minutave ishte Rapahael Varane ai që barazoi rezultatin dhe skuadrat shkuan në pushim të pjesës së parë me rezultatin 1-1.

Lexo po ashtu Befason La Liga, askush në dhomën e VAR-it në ndeshjen Valladolid-Real?

Në pjesën e dytë Los Blancos u treguan më të rrezikshëm, fillimisht shënuan dy herë me anë të Karim Benzemas (51′, 59′), ndërsa në fund edhe me Luka Modric (85′).

Festa e Karim Benzemas te goli i dytë i tij (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Real Madridi renditet i treti me 51 pikë, kurse Valladolidi në pozitën e 16-të me 26 pikë.

Në xhiron e radhës skuadra e Santiago Solarit do të luajë ndaj Celta Vigos, ndërsa Valladolidi ndaj Eibarit. /Telegrafi/