Site icon Telegrafi

Real Madridi konsideron zhvendosjen në stadiumin Wanda Metropolitano

Periudha e zgjatur e Real Madridit larg Santiago Bernabeut mund t’i shohë ata të adoptojnë një ‘shtëpi të re’ befasuese, pasi pritet të zhvendosen në stadiumin e Atletico Madridit, Wanda Metropolitano.

Në fazën e fundit të operimit për rikthim të klubit në Bernabeu, Los Blancos kanë kërkuar që të luajnë në shtëpinë e Atleticos në mënyrë që të kenë rreth 20-30 mijë tifozë pasi mbështetësit gradualisht do lejohen të kthehen në stadiume.

Reali nuk ka shkelur në terrenin e Bernabeut që prej 2 marsit 2020. Shtëpia e tyre aktuale, Estadio Alfredo Di Stefano, nuk mund të priste këtë sasi tifozësh duke pasur parasysh kapacitetin e saj të vogël, pasi klubi kërkon të përfitojë nga injeksioni ekonomik përmes takimeve si vendas në shtëpinë e rivalëve të tyre lokal.

Lexo po ashtu Një vështrim brenda Santiago Bernabeut të ri

Marrëdhënie të mira midis klubeve

Marrëdhënia e përzemërt midis klubeve ka parë që Atletico Madrid të deklarojë në të kaluarën se ata janë të përgatitur të lejojnë Wanda Metropolitano të presë ndeshjet e Real Madrid ndërsa rinovohet Bernabeu.

“Le të jemi të qartë se jemi në dispozicion të Real Madridit”, ka thënë Enrique Cerezo pas kthimit të La Ligas pas bllokimit të parë në Spanjë vitin e kaluar.

Data e kthimit

Pavarësisht nga plani për të luajtur në Wanda Metropolitano, Real Madrid nuk dëshiron të nxitojë për t’u rikthyer në Bernabeu.

Si rezultat, ata po synojnë të kthehen në shtëpinë e tyre midis shtatorit dhe tetorit dhe i kanë kërkuar La Ligas që të rregullojë kalendarin në fillim të sezonit të ardhshëm në mënyrë që ata të mund të luajnë sa më shumë ndeshje në udhëtim pas fillimit të parashikuar të sezonit më 13 gusht.

Gjatë 15 muajve të fundit, kostot janë ulur duke mbyllur Bernabeun dhe duke lejuar punëtorët e ndërtimit që të bëjnë rinovime, por nevoja ekonomike – së bashku me meritat sportive – për të pasur tifozë të kthyer, Real Madridi dëshiron të kthehet në Bernabeu sa më shpejt që është e mundur.

Lexo po ashtu Plani gjenial i Real Madridit për t'i rritur të ardhurat e klubit: Kazino dhe një hapësirë nga teknologjia e fundit

Rregullimi i kalendarit

Me fillimin e parashikuar të La Ligas, kjo do t’i lejojë ata të kenë sa më pak ndeshje që është e mundur në Wanda Metropolitano, dhe sa më shumë të jetë e mundur në Santiago Bernabeu.

Në teori, kjo do të nënkuptojë se mund të ketë vetëm dy ndeshje të Ligës së Kampionëve në shtëpi, me vetëm rreth shtatë ndeshje të La Ligas që do të luhen nga mesi i tetorit.

/Telegrafi/

Exit mobile version