Site icon Telegrafi

Real Madridi konsideron tre trajnerë si zëvendësues të mundshëm të Ancelottit

Drejtuesit e Real Madridit thuhet se kanë etiketuar tashmë tre trajnerë si pasues të mundshëm të italiani Carlo Ancelotti, i cili mund të largohet së shpejti nga klubi spanjoll.

Sipas mediumit Fichajes, Real Madridi po shqyrton kandidatët për të zëvendësuar potencialisht Ancelottin si trajner.

Në raport thuhet se presidenti i klubit Florentino Perez është i pakënaqur me paraqitjen e skuadrës në humbjen 5-2 kundër Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës.

Lexo po ashtu E pësuan keq ndaj Barcelonës në finale, Real Madridi merr vendimin për Ancelottin

Nëse rezultatet vazhdojnë të bien, Perez mund të kërkojë të bëjë një ndryshim menaxherial në mes të sezonit.

Tre kandidatët kryesorë të përmendur janë trajneri aktual i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane dhe legjenda e Los Blancos, Raul Gonzalez.

Të tre kanë luajtur më parë për klubin mbretëror, me Raul që aktualisht drejton ekipin e dytë të klubit, Real Madrid Castilla. /Telegrafi/

Exit mobile version