Site icon Telegrafi

Real Madridi konfirmon se sa do të mungojë Tchouameni

Aurelien Tchouameni do të qëndrojë jashtë fushës për një muaj pas ndrydhjes së kyçit të këmbës në humbjen e Real Madridit ndaj Milanit.

Klubi spanjoll publikoi deklaratën e mëposhtme në faqen e tyre në lidhje me lëndimin e tij.

“Pas testeve të bëra sot te lojtari ynë Aurelien Tchouameni nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një ndrydhje në kyçin e majtë. Analizat në pritje”, thuhet në komunikatën e tyre.

Arancha Rodriguez raporton se lëndimi do ta mungojë atë për rreth një muaj.

Përveç francezit, të lënduar te Real Madridi janë edhe Thibaut Courtois, Dani Carvajal dhe David Alaba. /Telegrafi/

Exit mobile version