Real Madridi ka lëshuar një komunikatë për media, aty kur tregohet për gjendjen e presidentit të tyre, Florentino Perez.
Ditë më parë, Los Blancos njoftuar se kreu i klubit të tyre ishte infektuar me COVID-19.
Por, në testimet e fundit të bëra në të gjithë stafin e klubit, Perez ka rezultuar negativ.
“Real Madrid CF informon se presidenti ynë Florentino Perez ka rezultuar negativ me COVID-19 në dy testet PCR që ka marrë në 48 orët e fundit”.
“Florentino Perez nuk do të udhëtojë në Bergamo për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Atalantas, por do të jetë në Real Madrid nesër për të parë të gjithë anëtarët e ekipit tonë të parë përpara udhëtimit të tyre në Itali”, thuhet në njoftimin e klubit.
Real Madridi do të përballet me Atalantën të mërkurën e kësaj jave nga ora 21:00 ./Telegrafi/
Official Announcement #RealMadrid
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) February 22, 2021