Telegrafi

Real Madridi i kërkon vetëm tre pikë ndaj Elches – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Elche do të takohen në kuadër të javës së 27-të në La Liga.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 16:15 në stadiumin “Alfredo di Stefano”.

Për këtë sfidë, Zinedine Zidane nuk mund të llogarisë në Dani Carvajal, Marcelo, Mariano Diaz dhe Alvaro Odriozola, që janë të lënduar.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Elche do të jetë pa dyshen si Jony Alamo e Emiliano Rigoni, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois, Ramos, Varane, Nacho, Benzema, Casemiro, Valverde, Vazquez, Vinicius, Isco, Mendy.

Formacioni startues i Elches: Badia, Marcone, Verdu, Boye, Morente, Calvo, Guti, Fidel, Barragan, Carrillo, Mojica.  /Telegrafi/