Under Armour ndërron mendje dhe refuzon të bëhet sponsor i Real Madridit për fanella.
Kompania amerikane e veshjeve sportive, vendosi të tërhiqet nga bisedimet me klubin madrilen për këtë marrëveshje sponsorizimi dhe shkak për këtë u bënë pretendimet financiare të Los Blancos, të cilët sipas Marca, i kanë kërkuar 150 milionë euro në vit.
Një shifër e cila duket se u konsiderua e papranueshme nga drejtuesit e Under Armour.
Tërheqja e kësaj kompanie do të thotë se Real Madridi do të vazhdojë bashkëpunimin me Adidasin, pavarësisht diferencave të mëdha që ekzistojnë mes klubit iberik dhe markës gjermane të veshjeve sportive, transmeton tch.
Sipas presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, shifra prej 40 milionë euro që Los Blancos përfitojnë nga kontrata me Adidasin është shumë e ulët në krahasim me atë që kompania gjermane i jep Manchester United që arrin deri në 95 milionë euro në vit.