Real Madridi ka kaluar në raundin e radhës të Kupës së Mbretit edhe pse ka barazuar në ndeshjen e dytë ndaj Fuenlabradas 2-2.
Skuadra e Zinedine Zidanes ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen e parë me rezultat 2-0, ndërsa me rezultat të përgjithshëm me rezultat 4-2 kalon tutje.
Ndeshja e dytë filloi keq për Real Madridin, që pësoi gol që në minutën e 25-të me Millan.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa mbretërit u ngjallën në pjesën e dytë.
Ishte sulmuesi premtues Mayoral që shënoi dy herë në minutat 63 dhe 70 për ta kthyer epërsinë e Real Madridit.
Në fund të ndeshjes Real Madridi pësoi edhe një gol.
Portillo ishte ai që barazoi shifrat në 2-2, për një ndeshje si në ëndrra për skuadrën e kategorisë së tretë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=_0-1TwTgSow&feature=youtu.be&a
https://www.youtube.com/watch?v=8O_Pcw9MOIA&feature=youtu.be&a
https://www.youtube.com/watch?v=jIIYup0TU5U&feature=youtu.be&a