Telegrafi

Real Madridi kalon në epërsi ndaj Cityt me një gol të bukur nga Isco

Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Manchester Cityt në përballjen e parë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos shënuan golin e parë të takimit me anë të Iscos në minutën e 60-të me një asistim të Viniviuci Junior.

Mesfushori spanjoll u lirua mjaftë mirë nga mbrojtja e Citizens, për të marrë një shërbim fantastik nga sulmuesi brazilian.

Rezultati aktual në ballafaqimin që po zhvillohet në Stantiago Bernabeu është 1-0. /Telegrafi/