Telegrafi

Real Madridi ka humbur 26 gola nga ‘epoka e Ronaldos’

Eliminimi i Real Madridit nga Barcelona në Copa del Rey nuk ka treguar vetëm formën jo të mirë të Mbretërve këtë sezon, por edhe mungesën e golave.

Mungesa e golave këtë sezon lidhet me largimin e Cristiano Ronaldos, pasi Los Blancos kanë humbur një diferencë mesatare prej 26 golave nga ‘Epoka e Cristianos’.

Deri më tani në këtë sezon, Mbretërit kanë shënuar 87 gola, ku 37 vijnë nga Santiago Bernabeu dhe kanë regjistruar shifrat e tyre më të ulëta në nëntë vitet e fundit.

Lexo po ashtu Nga Dani Alves e Cristiano Ronaldo te Laudrup: Dhjetë golat më të mirë në histori të El Classicos së Copa del Rey

Skuadra e Santiago Solarit ka mesatarisht 2.02 gola në ndeshje, pasi ata kanë shënuar 16 herë më pak se sezonet e tyre më të këqija më 2010/11, 2012/13 dhe 2017/18, kur shënuan 103 herë në fund të sezonit.

Vetëm disa ekipe kanë shkuar mbi 100 gola të shënuara deri më tani këtë sezon, ku prinë Paris Saint-Germain me 108 gola në 36 ndeshje, ndërsa Barcelona ka shkuar në 100 gola me këto tri të fundit në Bernabeu të mërkurën, duke shënuar mesatarisht 2.43 gola në ndeshje.

Grafika e golave në epokën ‘para dhe pas Ronaldo’ (Foto: Marca)

Ndërkohë, City i Pep Guardiolas ka regjistruar mesatare prej 2.68 golave për ndeshje, ndërsa ka shënuar 94 gola në 35 ndeshjet deri më tani këtë sezon.

Më poshtë keni shifrat e golave në fund të sezonit nga Real Madridi:

Sezoni 2009/10: Totali i golave: 104; Gola në shtëpi: 55

Sezoni 2010/11: Totali i golave: 103; Gola në shtëpi: 63

Sezoni 2011/12: Totali i golave: 131; Gola në shtëpi: 73

Sezoni 2012/13: Totali i golave: 103; Gola në shtëpi: 57

Sezoni 2013/14: Totali i golave: 116; Gola në shtëpi: 57

Sezoni 2014/15: Totali i golave: 116; Gola në shtëpi: 57

Sezoni 2015/16: Totali i golave: 119; Gola në shtëpi: 71

Sezoni 2016/17: Totali i golave: 122; Gola në shtëpi: 53

Sezoni 2017/18: Totali i golave: 103; Gola në shtëpi: 45

Sezoni 2018/19: Totali i golave: 87;   Gola në shtëpi: 37

/Telegrafi/