Real Madridi pas një serie negative rezultatesh është kthyer në binar në javën e fundit, duke marr fitoren e tretë me rresht, kësaj radhe në derbi lokal ndaj Atlertico Madridit me rezultat 2-0.
Mbretërit që ishin gjashtë pikë larg Los Colchonerëve, dëshironin që me një fitore të afroheshin me kreun dhe këtë ai arritën.
Ndeshja nisi shumë mirë për të besuarit e Zinedine Zidanes që arritën që në minutën e 10-të të rrezikonin me Karim Benzeman, por fati nuk ishte me francezin.
Por nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli. Zhvillohej minuta e 15-të, kur Casemiro kërcen më së larti dhe me kokë shënon për 1-0.
#RMAATM
Great header from Casemiro ???
1-0 pic.twitter.com/I5rir86ug3— PoloniumTv (@poloniumtv) December 12, 2020
Pjesa e parë nuk solli gjëra të tjera interesante dhe me këtë rezultat, skuadrat shkuan në fushë.
Atletico e nisi më mirë pjesën e dytë kur rrezikoi në minutën e 55-të me Thomas Lemar, i cili nga një pozitë ideale gjuan jashtë.
Ky rast i humbur i kushtoi Atleticos pasi Real Madridi në rastin e tyre të parë në këë pjesë arritën të shënonin.
Zhvillohej minuta e 63-të, kur Daniel Carvajal gjuan drejt portës nga distanca, ndërsa topin ekthyer nga shtylla, Jan Oblak e dërgon topin në rrjetë për 2-0.
Own Goal
Jan Oblak 63 Minutes
Real Madrid 2-0 Athletico Madrid#MadridDerby #RMAATM #RMAATL #HalaMadrid pic.twitter.com/Ub42uF0szx— . (@Omenukwa1) December 12, 2020
Atletico tentoi ta hap ndeshjen në minutën e 81-të, kur Saul rrezikoi, por portieri vendas ishte në vend, duke mos lejuar të ndryshojnë shifrat.
Real Madridi tani ka 23 pikë, tri më pak se Atletico që është ende lider me 26 pikë. /Telegrafi/