Telegrafi

Real Madridi ka borxh 580 milionë euro

Gjatë të dielës do të mbahet mbledhja e përgjithshme në Real Madrid, ndërsa sipas El Periodico, presidenti Florentino Perez do t’ua përcjellë lajmin aksionarëve se klubi ka një borxh prej 580,579,000 euro.

Borxhi afatshkurtër nga kjo shumë kap vlerën e rreth 168,396,000 ndërsa borxhi ndaj bankave është rreth 175,915,000 euro.

Buxheti i klubit mbretëror për këtë sezon të ri do të jetë plot 426 milionë euro dhe shifra ishte e pritur duke marrë parasysh se Reali harxhoi mbi 250 milionë euro për përforcime të reja vetëm në afatin kalimtar të verës.

Perez pret që klubi të ketë të hyra të mëdha gjatë këtij sezoni, në vlerën e 445 milionë eurove.