Telegrafi

Real Madridi ka ‘blinduar’ mesfushën, treshja së bashku edhe për disa vite

Me BBC përpara ku përbëhet nga lojtarë si Gareth Bale, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo, Real Madridi mund ta ketë një nga sulmet më të famshme në botë, por punë të madhe po bëjnë edhe CMK.

Ata janë mesfushorët Casemiro, Luka Modric dhe Toni Kroos.

Los Blancos përveç sulmit kanë edhe një mesfushë të jashtëzakonshme.

Me këta tre lojtar, Reali ka filluar ta preferoj formacionin 4-3-3 dhe kjo do të zgjatë edhe për shumë vite.

Casemiro e ka vënë nënshkrimin e tij në gusht të vitit 2015, deri më 2021, transmeton Telegrafi.

Casemiro deri në vitin 2021 me Real Madridin

Ndërsa sot kroati ka nënshkruar marrëveshje me klubin deri më 2020.

Kroos kontratë ka nënshkruar javë më parë edhe që do ta lidh me klubin deri në vitin 2022.

Kroos deri në vitin 2022

Kjo i bie që lojtarët do të jenë bashkë deri në vitin 2020. /Telegrafi/