Site icon Telegrafi

Real Madridi i ka bërë një ofertë të rëndësishme Toni Kroosit, por gjermani pritet ta refuzojë atë

Toni Kroos befasoi të gjithë kur vendosi të tërhiqet nga futbolli në moshën 34-vjeçare.

Ylli gjerman ishte në top formë dhe kërkohej nga shumë klube, por ai vendosi t’i jap fund një karriere të shkëlqyeshme.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i ka ofruar Toni Kroos një rol pas tërheqjes së tij nga futbolli.

Klubi sheh potencial në Kroos për shkak të njohurive të tij të gjera për lojën dhe kualifikimeve të fundit si trajner.

Sipas raportimeve, Perez sugjeroi që Kroos ose mund të drejtonte një nga ekipet e akademisë ose t’i bashkohej stafit stërvitor të ekipit të parë nën Carlo Ancelotti .

Kjo mundësi pasqyron dëshirën e klubit për të shfrytëzuar përvojën e Kroos në cilësinë e trajnerit.

Megjithatë Kroos pritet të refuzojë ofertën. Ai dëshiron të pushojë nga qendra e vëmendjes dhe të fokusohet në kalimin e kohës cilësore me familjen dhe miqtë e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version