Site icon Telegrafi

Real Madridi ishte i gatshëm ta paguante Mourinhon vetëm mos të kalonte te Tottenhami

Real Madridi thuhet se ka tentuar ta blindojë Jose Mourinhon, nëse Zinedine Zidane do të vazhdonte me formë të dobët.

Trajneri francez nuk e filloi edhe aq mirë këtë sezon, andaj Los Blancos po mendonin ta shkarkonin.

Sipas asaj që raporton The Sun, madrilenët kishin planifikuar ta paguanin strategun portugez, vetëm që të mos kalonte te ndonjë skuadër tjetër.

Zinedine Zidane

Por, ‘Special One’ pak ditë më parë ka marrë drejtimin e Tottenham Hotspurit, si zëvendësues i Mauricio Pochettinos së shkarkuar.

Lexo po ashtu Mourinho: Tifozët e Tottenhamit nuk më duan ende, por më pranojnë

Mourinho e ka filluar mbarë aventurën te Spurs, pasi nga tri ndeshje i ka fituar tri përballje.

Kështu, Real Madridi do të kërkojë një trajner të ri dhe argjentinasi e Massimiliano Allegri mund të përfundojnë në bankinën e tyre, në rast se Zidane shkarkohet. /Telegrafi/

Exit mobile version