Real Madrid po vazhdon të punojë në rimodelimin e stadiumit Santiago Bernabeu.
I ndërtuar në vitin 1947, stadiumi i famshëm, t’i nënshtrohet një rindërtimi në shkallë të gjerë për tu modernizuar si brenda ashtu edhe jashtë.
“Los Blancos” kanë vendosur të investojnë plot 500 milionë euro për këtë projekt, që nuk do të arrijë të mbyllet brenda afateve për shkak të vonesave që shkaktoi pandemia e coronavirusit.
Impianti mitik i Realit do të ketë çati të lëvizshme, në gjendje për t’u hapur dhe mbyllur brenda 15 minutave, ndërsa ndeshjet mund të zhvillohen në cçdo mot.
?️✨ For more unforgettable moments at home.
? The Santiago Bernabéu of the future.#RMFansEnCasa | #StayHome pic.twitter.com/hgBkr9YrO5— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) April 13, 2020
Restorantet dhe zonat argëtuese do të shtohen, ndërsa muzeu gjithashtu do të rritet. /Telegrafi/