Telegrafi

Real Madridi interesohet për Heung-Min Son, Tottenhami gati ta blindojë

Drejtuesit e klubit të Tottenham kanë besim se ylli i skuadrës, Heung-Min Son do të rinovojë pa probleme kontratën e tij.

Për lojtari ka pasur interesim nga Real Madridi në ditët e fundit, gjë që ka bërë që Tottenham të reagojë.

Futbollisti i kombëtares së Koresë së Jugut, të cilit i skadon kontrata me klubin londinez në verën e 2023 do ta zgjasë më tej kontratën e tij.

Ai do të përfitojë 25% rritje të pagës, që aktualisht kap shifrën e 150 mijë funte.

Pavarësisht se financat e klubit janë prekur nga pandemia, administratori i klubit, Daniel Levy ka si prioritet rinovimin e kontratës së 28-vjeçarit. /Telegrafi/