Real Madridi injoroi një problem të madh që kishte Kylian Mbappe para se ta transferonin atë si një lojtar të lirë sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare.
I lidhur për shumë vite me një kalim në Madrid, Mbappe më në fund nënshkroi për ‘Los Blancos’ gjatë verës pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germainin skadoi.
Megjithatë, reprezentuesi francez nuk po tregon një nivel të kënaqshëm në këtë fillim të karrierës në kryeqytetin spanjoll, pasi ka shënuar vetëm nëntë gola në 18 ndeshje të luajtura.
Golat e tij pothuajse nuk kanë patur ndikim tek ekipi i tij i cili gjendet në pozitën e 24-të në Ligën e Kampionëve dhe mbrapa Barcelonës në La Liga.
Por një raportim i ri jep një shpjegim pse Mbappe ka vuajtur deri më tani. Sipas Daily Mail, Mbappe ka vrapuar shumë më pak se sa bashkëlojtarët e tij në Ligën e Kampionëve, duke vrapuar vetëm 39 kilometra për pesë ndeshje.
Mediumi spanjoll Relevo ka raportuar se drejtuesit e Real Madridit ishin në dijeni para se ta transferonin Mbappen se gjendja e tij fizike kishte rënë gradualisht që prej se fitoi Kupën e Botës me Francën në 2018.
Ata shikuan tek mesatarja e kilometrave që ka vrapuar, intensiteti i tij gjatë lojës, sprintet dhe shpejtësia në mesin e statistikave.
Ani pse rënia ishte e qartë, 15 herë kampioni i Evropës vazhdoi përpara dhe vendosën ta transferojnë Mbappen, pasi e shihnin si një blerje që nuk mund të anashkalohet./Telegrafi/