Telegrafi

Real Madridi informon Navasin se nuk është në planet e sezonit të ardhshëm

 

Keylor Navas duket i vendosur të largohet nga Santiago Bernabeu këtë verë pasi u lajmërua nga Real Madrid se ai nuk është në planet e tyre për sezonin 2019/20.

Mbretërit e kanë inkurajuar portierin të kërkojë një skuadër të re, pavarësisht se ka nënshkruar një zgjatje të kontratës në muajin janar, pasi ata shpresojnë të arrijnë një largim miqësor.

Raporti fillestar për largimin e Navasit erdhi nga Jugones në La Sexta, por tashmë është konfirmuar nga gazeta spanjolle Marca.

Lexo po ashtu Navas heziton të largohet nga Real Madrid

Navas shpresonte se me ardhjen e Zinedine Zidane do të luftonte me Thibaut Courtois dhe do të bëhej sërish numri 1 i Realit, por kjo nuk është në dorën e francezit.

Trajneri francez deklaroi se nuk kishte asgjë që mund të bënte për situatën pasi që bordi drejtues kishte marrë tashmë vendimin e tyre.

Navas do të largohet nga Real Madridi (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Real Madridi ka vendosur t’i besohet porta Courtois, kështu që Keylor duhet të largohet nga Bernabeu. Kjo do të thotë se ndeshja e së dielës kundër Real Betisit do të jetë e fundit me Los Blancos.

Çuditërisht, është kundër kundërshtarit të njëjtë që do të kishte ndeshur në rast të largimit të tij në gusht të vitit 2015, kur Real Madridi ishte afër të nënshkruante me David De Gean nga Manchester Unitedi.

Navas ka fituar shumë trofe me Mbretërit (Getty Images)

Keylor do të largohet nga Real Madridi me tre Liga të Kampionëve, një titull të La Ligas, tre Kupa të Botës për Klube dhe tre Superkupa Evropiane.

Nuk ka asnjë dyshim: Navas ka qenë një nga portierët më të mirë dhe më të suksesshëm në historinë e Real Madridit. /Telegrafi/