Telegrafi

Real Madridi ia ndalon Casillas të flas gjuhën katalunase (Video)

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në fund të ndeshjes që Reali luajti të dielën kundër Valencias.

Portieri i Real Madridit, Kiko Casilla, doli para mediave dhe në një moment u pyet nga një gazetar nga Katalonja, në gjuhën katalane.

Casilla nisi të përgjigjej, por pastaj dikush e udhëzoi të mos fliste, duke e ndalur të përdorte gjuhën katalunase.

Duhet kujtuar se Casillas është nga Barcelona, pra pyetja në gjuhën katalane nuk përbënte problem për të, por e kundërta ka ndodhur me Realin.

Në Katalonjë i kanë bërë jehonë këtij episodi, që tregon edhe një herë armiqësinë e madhe mes Madridit e Barcelonës. /Telegrafi/